Site icon Telegrafi

Boksieri gjerman në gjendje kritike, u qëllua në qafë nga bandat në Berlin

Boksieri i pamposhtur gjerman Ibrahim Ayada u qëllua në qafë në Berlin dhe ndodhet në gjendje kritike.

Ayada po kthehej në shtëpi në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërsa dy persona qëlluan në drejtim të makinës disa herë dhe një nga plumbat e kishte qëlluar atë në qafë, raporton Bild.

Sulmuesit u larguan dhe Ayada iu dha ndihma e parë nga punonjësit e hotelit që ndodhet përballë vendin ku jeton.

Menjëherë në vendngjarje ka dalë edhe policia, e cila ka konstatuar se sulmuesit kishin gjuajtur tre fishekë. Ayada u dërgua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni urgjent, por mbetet në gjendje kritike.

Supozohet se ishte një përballje mafioze sepse Ayada shpesh shihej me një nga bandat kryesore në Berlin.

Gjatë karrierës së tij ai boksoi në kategorinë super të mesme dhe arriti të njëjtin numër fitoresh në nëntë përballje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version