Boksieri shqiptar Driton Isenaj, 24 vjeçar i lindur ne Vjenё, Austri fitoi meçin ndaj boksierit rus Artem Karasev, 31 vjeçar, nё kategorinë gjysmё tё rёndё.
Tё shtunёn boksieri profesionist Driton Isenaj korri fitore pas 8 rundesh tё luftёs nё kёtё meç ndaj boksierit rus. Ndeshja u zhvillua nё Goldenboy Show nё Lugner City tё Vienёs nё praninë e shumë shikuesve shqiptarë dhe atyre rus.
Bokseri me prejardhje nga Kosova me babain nga Istogu dhe nёnёn nga Prekazi triumfoi nё kategorinё gjysmё tё rёndё. Ai deri mё tani ka 6 meçe tё zhvilluara nё karreiren e tij, ndёrsa bokseri rus ka tё zhvilluara 70 meçe gjithsej.
Bokserit Isenaj pas fitorёs e cila ёshtё edhe simbolike nё prag tё 16 vjetorit tё pavarёsisё sё Kosovёs iu dhurua nё ringun e fitorёs medalioni tashmё i njohur me simbolin e shqiptarëve shqiponjёn kombёtare tё stolisur me diamente nga brendi shqiptar “FLORI Diamonds”.
Bokseri Isenaj pёrfaqёson brendin shqiptarё tё diamantёve “FLORI Diamonds” i cili ёshtё ambasador i stolive tё kёsaj marke duke krijuar lidhje mes shqiptarёve kudo nё botё.
Brendi “FLORI Diamonds” dhe bokseri Driton Isenaj do tё udhёtojnё sё bashku nё ringun e boksit, tё fitoreve sportive dhe tё rrёnjёve kombёtare.
Edhe pse nё moshё tё re Dritoni po ecёn shpejt drejt sukseseve dhe meçeve tё reja nё sportin spektakolar, boksin, por ёndёrra e ti mbetet qё ta pёrfaqёsoj Kosovёn sa mё shpejt nё gara ndёrkombёtare.