Telegrafi

Boksieri britanik nuk e njeh Mustafin, mendon se është truproja i Ozilit! (Video)

Shkodran Mustafi u transferua tek Arsenali për 35 milionë funte nga Valencia.

Por, boksieri Amir Khan nuk e ka njohur mbrojtësin shqiptar duke menduar se është truproja i Mesut Ozilit.

Lexo po ashtu Shikoni se si e vozit Ferrarin Shkodran Mustafi midis Londrës (Video)

“Më vjen mirë që e njoha Skodran Mustafin. Mendova se ishte pjesëtar i sigurimit të dhomave të VIP-ve. Më vjen keq”, shkroi Khan ndër të tjerash në Instagram, transmeton Telegrafi.

Ai ishte ftuar si mysafir special i ftuar nga Ozil për takimin kundër Southamptonit.

Khan pasi e kuptoi se kush ishte Mustafi, e ftoi atë që të bënin foto së bashku. /Telegrafi/