Telegrafi

Boksierët që e përfaqësojnë Kosovën në ‘Minsk 2019’

Patriot Behrami është njëri nga boksierët që e përfaqësojnë Kosovën në Lojërat e dyta Evropiane ‘Minsk 2019’. Ai garon në kategorinë deri në 69 kilogramë. Mësoni më shumë për profilin e tij.

Shpëtim Bajoku është boksieri tjetër që e përfaqëson Kosovën në kategorinë deri në kilogramë të Lojërave të dyta Evropiane Minsk 2019. Më poshtë mund ta shihni profilin e tij.

Lexo po ashtu Publikohet lista e sportistëve të Kosovës për Lojërat Evropiane Minsk 2019

Boksieri Ardit Delijaj e përfaqëson Kosovën në kategorinë nën 81 kilogramë në edicionin e Lojërave të dyta Evropiane Minsk 2019. Mësoni më shumë për Arditin.

Donjeta Sadiku është boksierja që do ta përfaqësojë Kosovën në ‘Minsk 2019’, ajo garon në kategorinë nën 60 kilogramë.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë më herët publike listën prej 12 sportistëve të Kosovës, të cilët do ta përfaqësojnë vendin tonë në Lojërat e dyta Evropiane ‘Minsk 2019’ që mbahen në periudhën 21-30 qershor 2019 në kryeqytetin e Bjellorusisë. /Telegrafi/