Boksierët dhe boksieret tona vazhdojnë përgatitjet në Durrës. Në drejtimin e përzgjedhësit Xhevdet Pecit dhe ndihmësit të tij Shefki Bugujevcit, 12 boksierë dhe dy boksiere deri më 13 shkurt do të përgatitën për sfidat e reja.
Në rast se vazhdon të mbretërojë moti i ligë në Kosovë, Federata ka planifikuar që turneu të shtyhet për një javë.
Në këtë aktivitet pos nikoqirit të Kosovës, marrin pjesë edhe Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosnja dhe Hercegovina. /Telegrafi/