Site icon Telegrafi

Boksierët pa pasaporta për 35 orë në Armeni

Federata e Boksit të Kosovës, dërgoi Besart Kuraskin dhe Armend Xhoxhajn në këtë aktivitet, mirëpo delegacionit të Kosovës me të arritur në Yerevan të Armenisë, iu pamundësua hyrja në shtetin armen.

Delegacioni kosovar është keqtrajtohej duke u lënë të presë rreth 35 orë, për t’iu lejuar hyrja në Armeni, vetëm atëherë kur ka pasuar intervenimi direkt i presidentit të AIBA-së, Ching Kuo Wu.

Presidenti Wu ka kërcënuar organizatorët e këtij aktiviteti, me anulimin e Kampionatit Botëror dhe kjo do të kishte efekt zinxhiror të suspendimit të Federatës Armene të Boksit nga AIBA, nëse nuk do të lejohej Kosova të merrte pjesë në Kampionatin Botëror të të rinjve./Telegrafi/

 

Exit mobile version