Telegrafi

Boksierët kosovarë të përgatitur për të triumfuar në Kampionatin Ballkanik që mbahet në Bullgari

Boksierët më të mirë të Kosovës janë stërvitur së bashku në Gjilan për t’u përgatitur për Kampionatin Ballkanik, i cili do të mbahet në Albena të Bullgarisë.

Ky kampionat do të fillojë më 25 shtator dhe do të përfundojë më 4 tetor.

Boksierët të cilët do të udhëtojnë drejt Albenas janë: Bashkim Bajoku, Lorent Murati, Loris Idrizi, Shpëtim Bajoku, Patriot Behrami, Taulant Jakupi, në krye me selektorin e përfaqësueses së Kosovës në boks, Musli Zymberi.

Palestra “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan deri më sot ka qenë nikoqire e boksierëve, vend në të cilin ata janë stërvitur dhe përgatitur për Kampionatin Ballkanik.

Gjatë kësaj kohe ata janë stërvitur bashkë me selektorin Musli Zymberi, ekipin stërvitor-përgatitor Burhan Xhafa dhe Afrim Majanci, të dy trajnerë të përfaqësueses së Kosovës dhe nutricionistin Valdrin Shkodra. /Kallxo.com/