Site icon Telegrafi

Boksierët kosovarë në sfidën boshnjake

Kosova do të marrë pjesë në turneun e madh ndërkombëtar të boksit “Mustafa Hajruhalloviq – Talian” që mbahet në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës prej 27 deri më 29 shtator 2013. Në këtë turne marrin pesë tetë shtete.

“Turneu është edhe një sprovë e boksierëve tanë dhe provues për formën para Kampionatit botëror që mbahet nga 11 – 27 tetor në Kazakistan, dhe nje test i boksiereve para kampionatit botëror”, thuhet në njoftimin e Federatës së boksit të Kosovës.

Kosova në këtë turne ka paraqitur 3 boksier: 60 kg Liridon Zeqiri, 64 kg – 69kg Arian Gashi, 91 kg Pirro Quni, në këtë turne drejtësinë do ta ndajë dhe arbitri ndërkombëtar Latif Demolli, ndërsa ekipit do t’’i prijë selektori Xhevdet Peci.

Kosova merr pjese rregullisht në këtë turne në Sarajevë, kurse vitin e kaluar u fituan dy medalje të arta nga Liridon Zeqiri dhe Arian Gashi. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version