Site icon Telegrafi

Boksierët kosovar përgatiten në Shkodër për botërorin e Kazakistanit

Boksierët e Kosovës do të vazhdojnë përgatitjet për disa ditë më radhë në Shkodër për t’u përgatitur për Kampionatin Botëror në boks që mbahet nga 11 – 27 tetor në Almaty të Kazakistanit.

Kosovën, e cila për herë të parë paraqitet në botëror, e përfaqësojnë boksierët Liridon Zeqiri (60 kg), Arian Gashi (69 kg) dhe Armend Xhoxhaj (81 kg).

Përzgjedhësi i Kosovës, Xhevdet Peci e pranoi se kjo është sfidë e vështirë. “Do të udhëtojmë në Shkodër ku do të përgatitem deri para nisjes për në Almaty, ku mbahet edhe Kampionati Botëror. Është sfidë e vështirë, por besoj e shpresoj se boksierët e mi do të tregojnë cilësi dhe të kthehemi me një medalje, për çka është edhe sukses i madh”, tha Peci.

Ai shpreson të janë të përgatitur boksierët në nivelin e duhur dhe të bëjnë më të mirën. “Boksierët janë të përgatitur dhe me pak fat sportiv besoj se do të rrëmbejmë një medalje”, shpreh optimizmin Peci. Boksieri Liridon Zeqiri që ka fituar medalje e artë dhe është shpallur edhe boksieri më i mirë i turneut të mirënjohur boshnjak, "Mustafa Hajrulahoviq – Talian", që u mbajt në Sarajevë. “Turneu në Sarajevë gjithsesi se më ka dhënë motiv shtesë sidomos epiteti i më të mirit për Kampionatin Botëror dhe të luftojë edhe për medalje”, tha Zeqiri.

Zeqiri e Gashi përgatiten në Shkodër, ndërsa Armend Xhoxhaj është në përzgjedhjen e AIBA-s dhe nga 27 shtatori gjendet në përgatitje me boksierë tjerë në Almaty, tregon Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version