Përfaqësuesja e Kosovës në boks e përbërë nga boksierët : 60kg Liridon Zeqiri ,69 kg Arian Gashi dhe 81kg Armend Xhoxhaj, gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli dhe selektori, Xhevdet Peci kanë arritur dje në Almaty të Kazakistanit për pjesëmarrje në kampionatin botëror të boksit amator.
Pas kuvendit të AIBA-së, ku Kosova mori pjesë për herë të parë, ndërsa ndër rregullat e reja është ajo se tani më janë hequr nga përdorimi kokoret (mbrojtëset e kokës) në vetëm në konkurrencën e seniorëve, boksierët kosovar kanë mësuar kundërshtarët e tyre.
“Më 15 tetor, në 60kg Liridon Zeqiri do të boksojë kundër boksierit nigerian Joseph Oto, ndërsa boksieri i dytë në 69 kg Arian Gashi më 16 tetor do të boksojë kundër boksierit Narus Dereragia Josep… Në 81kg Armend Xhoxhaj do të boksojë më 20 tetor kundër boksierit nga Bullgaria, Radoslav Pantaliev i cili vitin e kaluar ishte fitues I turneut ‘Adem Jashari 2012’”, thuhet ndër të tjera në një njoftim të Federatës së boksit të Kosovës.
“Besojmë se shorti ishte pak a shumë në anën e boksierëve tanë dhe presim që sfidat e para t’i eliminatores t’i kalojnë me sukses”, thuhet në njoftim. /Sporti1/Telegrafi/