Përfaqësuesja e Kosovës në boks, nesër do të udhëtoj për në Turqi, ku do të marr pjesë në turneun ndërkombëtar Samsun, turne ky që është kualifikuese për Lojërat Olimpike “Rio 2016”.
Dy boksierët e përfaqësues sonë, 60kg.Violant Sylejmani dhe 91kg.Armend Xhoxhaj, tashmë janë të gatshëm për turneun e Turqisë.
Federata e Boksit të Kosovës (FBoxK) përmes një njoftimi ka konfirmuar pjesëmarrjen në turneun e Samsun-it. Sipas këtij njoftimi, Sylejmani e Xhoxhaj janë të gatshëm për sfidat e këtij turneu, transmeton KosovaPress.
“Më përkrahjen e Komitetit Olimpik të Kosovës, boksierët tanë kanë qenë në përgatitje të përbashkëta nga 18 marsi deri më 6 prill në Shkodër dhe në bregdetin Shqiptar Durrës. Ata janë në formë të shkëlqyer dhe të gatshëm për ballafaqohen për të arritur normën olimpike dhe të sigurojnë kualifikimin në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’”, është thënë në njoftimin e FBoxK-së.
Ekspedita e Kosovës në përbërje, boksierët: Violant Sylejmani, Armend Xhoxhaj, trajneri: Shefki Bogujevci dhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Dem olli do të udhëtojnë nesër për në Turqi. /KosovaPress/