Site icon Telegrafi

Boksierët e Kosovës dalin negativ në testin për coronavirus

Boksierët e Kosovës që ishin të izoluar për 15 ditë, janë testuar të enjten për coronavirus dhe kanë dalë negativ.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Besim Brahimi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Katër boksierë, dy trajnerë dhe një drejtues i federatës po qëndrojnë në karantinë për 15 ditë në qendrën e studentëve.

Ata kanë marrë pjesë në një turne kualifikues evropian që u mbajt në Londër, ku gjashtë pjesëmarrës të këtij turne ishin prekur nga coronavirusi, tre në Turqi e tre në Kroaci.

Për këtë edhe boksierët kosovarë kanë insistuar që të testohen për coronavirus.

Rezultati i testeve doli negativ dhe së shpejti boksierët pritet të kthehen në shtëpitë e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version