Telegrafi

Bokse për muzikë, frigoriferë e kondicionerë, çfarë u gjet në burgun e Peqinit dhe si jetojnë të burgosurit ‘vip’

Euronews Albania ka publikuar një video ekskluzive ku pasqyrohen gjithë materialet e sekuestruara nga policia në burgun e Peqinit. Në video shihen frigoriferë, bokse, filtrues ajri dhe materiale të tjera.

Videoja i takon muajit dhjetor të vitit 2023, konkretisht në kohën kur në burgun e Peqinit mbeti i vrarë shtetasi Arben Lleshi, i vrarë nga Sokol Mjacaj.

Kjo video erdhi fill pas intervistës që shtetasja Alda Nikolli ka dhënë, pas shpërthimit me tritol që dyshohet se j’u vendos nga Nuredin Dumani në derën e shtëpisë. Në intervistë ajo rrëfen lidhjen e saj me të penduarin e drejtësisë dhe komunikimet që pati me të për dy muaj.

Gjithashtu ajo ka treguar për jetën e luksit që Dumani bënte në qelinë e burgut ku po vuan dënimin,si dhe privilegjet e krijuara për të nga zyrtarë të burgut. /Telegrafi/