Të dielën në Pallatin “Minatori” në Mitrovicë prej orës 12:00 në patronatin e ministrit të Sportit, Memli Krasniqi, organizohet turneun i pestë me radhë përkujtimor në boks “Lah Nimani“.
Bashkë-organizatorët e këtij manifestimi, Kuvendi Komunal i Mitrovicës – sektori për sport dhe Federata e Boksit të Kosovës, kanë bërë të ditur se po bëhen të gjitha përgatitjet për organizim të mirëfilltë.
Në program do të jenë 13 meçe, shatë të seniorëve, tre të juniorëve dhe një meç i femrave.
Në turne do të marrim pjesë Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Maqedonia. /Telegrafi/