Site icon Telegrafi

Boks: Triumfuan kosovarët

Kosova është prezantuar me tre boksierë, Liridon Zeqiri (60 kg), Burim Hasani (64kg) dhe Arian Gashi (69kg). Boksierët tanë në një konkurrencë të fortë arritën sukses të madh.

Liridon Zeqiri dhe Burim Hasani kanë fituar medalje të arta ndërsa Arian Gashi të argjendtën. Tekniku më i mirë u shpall tekniku Burim Hasanin.

Pjesëmarrës në këtë eveniment ishin nikoqiri Bosnja dhe Hercegovina, pastaj Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Kroacia, Sllovenia, Serbia, Spanja, Jordania dhe Gjermania.

Përzgjedhësi i përfaqësueses sonë Xhevdet Peci ka vlerësuar lartë paraqitjen e boksierëve tanë dhe të boksit kosovar.
“Kjo është e ardhmja e boksit tonë” ka thënë Peci.

Prezantim të shkëlqyeshëm pati edhe gjyqtari Latif Demolli, i cili ndau drejtësi në këtë turne./Telegrafi/

Exit mobile version