Bajrami, i njohur me nofkën “Uragani”, do të ketë përballë hungarezin Attila Makula në meçin e dytë të tij në boksin profesionist që zhvillohet më 26 mars në Elzach të Gjermanisë.
Bajrami, i cili bokson në kategorinë e rëndë deri në 91 kilogramë, Meçin e tij debutues në boks e kishte fituar më 23 tetor me “knock-out” në rundin e dytë, kundër hungarezit nga Serbia, Attila Mathe. Në anën tjetër rivali i “Uraganit” nga 15 meçe ka pesë fitore dhe 10 humbje.
Tefik “Uragan“ Bajrami, i cili është vëllai i legjendës shqiptare të kik-boksit, Xhavit Bajrami, gjatë karrierës së tij në sportet luftarake ka qenë kampion në ‘tajboks’ amator në vitin 2004 dhe ish-kampion i Zvicrës në boks amator në vitin 2006. /Telegrafi/