Site icon Telegrafi

Boks: Përfunduan meçet gjysmëfinale të turnet “Adem Jashari”

Të premten janë zhvilluar meçet gjysmëfinale të cilat ishin jashtëzakonisht të forta dhe interesante, vlen të përmendet përfaqësuesja e Bullgarisë, e cila dërgoi shtatë boksierë në finale.

Nga Kosova vetëm dy boksierë kanë arritur të shkojnë në finale, këta janë Burim Hasani dhe Gazmend Gashi të kategorisë 64 kg, të cilët sot do të ndeshën njëri me tjetrin në finale.

Rezultatet:


Gjysmëfinalja e parë ora 13:00
1. 56 kg Afet Hajredini (Maq) – Rexhilldo Zeneli (Shqipëri) 0:5
2. 60 kg Tomas Lesy (Çeki) – Angel Dimov (Bullgari) 0:5
3. 64 kg Kristian Shytani (Shqipëri) – Miroslav Srban (Çeki) 2:3
4. 64 kg Papa Matteo (Ita) – Gazmend Gashi (Kosovë) 1:4
5. 69 kg Boban Stoilo (Sllo) – Muhamed Kadriev (Maq) 1:4
6. 75 kg Josip Krsnik (Kro) – Jusuf Zaumbari (Ita) 5:0
7. 81 kg Radosllav Pantevev (Bull) – Martin Kotrinov (Cze) 5:0
8. +91 kg Marko Radonjiç (MZ) – Nelson Hyza (Shqipëri) 0:5

Gjysmëfinalja e dytë ora 20:00
1. 52 kg Lulian Gollo (Ita) – Stefal Ivanov (Bull) 0:5
2. 56 kg Kreshnik Kokollari (Kos) – Stefan Rustarov (Bull) 0:5
3. 60 kg Denis Zver (Sllo) – Fejzo Ajdareviç (Bujanovc) 0:5
4. 64 kg Milan Zllatev (Bull) – Ivan Njegac (Kro) 5:0
5. 64 kg Burim Hasani (Kos) – Konrad Biston (Pol) 5:0
6. 69 kg Arian Gashi (Kos) – Simeon Chamov (Bull) 0:5
7. 75 kg Marco Bozhovic (Mne) – Naiden Stojanov (Bull) 3:2
8. 81 kg Kristian Dema (Shqipëri) – Tomash Granacki (Pol) 5:0
9. +91 kg Petar Delberov – pa luftë.

Finalja e këtij turneu zhvillohet sot(e shtunë) me fillim nga ora 17:00 në Prizren./Telegrafi/

Exit mobile version