Turneu prestigjioz “Hakija Turajliç” i cili është në kalendarin e AIBA-s fillon nesër.
Në këtë aktivitetet në mesin e 15 shteteve merr pjesë edhe Kosova. Përzgjedhësi Xhevdet Peci është përcaktuar për tre boksierët më të mirë: Liridon Zeqirin (60 kg), Burim Hasani (64kg) dhe Arian Gashi (69kg).
Në këtë garë drejtësinë do të ndajë edhe gjyqtari ynë ndërkombëtar Latif Demolli. Në jurinë profesionale do të jetë edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Mehmet Bugujevci. /Telegrafi/