Më 16 shkurt në Pallatin e Rinisë dhe sporteve në Prishtinë, me fillim në ora 12:00, organizon turneun e seniorëve në boksin amator.
“Federata e boksit e Kosovës për herë të 6-të organizon Turneun ndërkombëtar tradicional ‘pavarësia 2014’ për nder të ditës së shpalljes se Republikes së Kosovës”, thuhet në një njoftim të Federatës së boksit të Kosovës (FboxK). .
Turneu do të jetë një ditor, ndërsa do të zhvillohen 10 duele dhe një para-meç, të gjitha këto në konkurrencën e seniorëve.
“Në mesin e 10 dueleve një përballje do të jetë në konkurrencën e femrave ku boksierja, Fatlume Ahmeti do të ketë për kundërshtare një boksiere nga Mali i Zi”, thuhet në njoftim. /Sporti1/Telegrafi/
Boks – Turneu ndërkombëtar “Pavarësia 2014”
81 kg. Ardit Delijaj (Besa, Pejë) – Valmir Rekaj (Kastrioti, Ferizaj)
54 kg. Fatlume Ahmeti Kosovë – (Mali i zi)
60 kg. Diell Vranoci (Kosovë) – Bujar Tahiri (Kosovë)
60 kg. Martin Aleksov (Maqedoni) – Rexhildo Zeneli (Shqipëri)
64 kg. Momçilo Zlatiçanin (Mali i zi) – Alban Qiriqi (Kosovë)
64 kg. Sasho Leskaroski (Maqedoni) – Naser Shala (Kosovë)
69 kg. Bojan Risteski (Maqedoni) – Astmer Bilalli (Shqipëri)
75 kg. Emiliano Qekini (Shqipëri) – Besart Xhafa (Kosovë)
81 kg. Tefik Mancaku (Shqipëri) – Pirro Quni (Kosovë)
91kg. Marko Radonjiç (Mali i zi) – Martin Aleksov (Maqedoni)