Juria profesionale në të cilën ishte edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës sonë, Mehmet Bugujevci, me plot të drejtë shpalli boksierin më të mirë, hungarezin Erik Horvat.
Epiteti i boksierit më perspektiv i takoi boshnjakut Senad Karic.
Çifti më luftarak ishte Shkelqim Beqaj i Shqipërisë dhe Marin Mindolvic nga Kroacia, ndërsa tekniku më i mirë u shpall hungarezi Edvard Bango.
Me medalje të bronztë u stolis boksieri nga Kosova, Armend Xhoxhaj.
Përshtypje shumë të mirë lanë edhe boksierët nga Shqipëria, të cilët u stolisën me dy medalje të arta dhe një të argjendtë.
Gjyqtari më i mirë i turneut u shpall Latif Demolli nga Kosova, i cili ishte pa konkurrencë.
Në turneun ‘Mostari 2012’ pos nikoqirit Bosnjës dhe Hercegovinës, morën pjesë edhe Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia dhe Hungaria. Edhe pse ishte e ftuar, Serbia nuk mori pjesë në kë të turne. /Telegrafi/