Ngjyrat e Kosovës do t’i mbrojnë boksierët: Liridon Zeqiri (60 kg),Gazmend Gashi (64kg) dhe Arian Gashi (69kg). Pjesë e turneut do të jenë edhe gjyqtari Latif Demolli dhe trajneri Shefki Bogujevci.
Kosova gjatë këtij muaji do të prezantohet edhe në një ngjarje prestigjioze të këtij sporti. Prej 19 deri më 22 shtator në Glivice të Polonisë organizohet turneu për boksiere.
Përzgjedhësi Mehmet Haxhani në këtë aktivitet llogarit në dy boksieret tonë më të mira Fatlume Ahmetin dhe Albulena Gubetinin. /Telegrafi/