Nëntëmbëdhjetë njerëz u vranë në sulmin nga organizata terroriste Boko Haram në shtetin verilindor të Bornos në Nigeri.
Terroristët sulmuan një autokolonë ushtarake në Gudumbali në rajonin e Liqenit Çad, duke vrarë 15 ushtarë dhe katër anëtarë të Task Forcës së Përbashkët.
Zëdhënësi i ushtrisë, Mohammed Yerima tha në një deklaratë se disa ushtarë u plagosën gjithashtu në sulm, raporton aa.
Boko Haram nisi një kryengritje të përgjakshme në vitin 2009 në Nigerinë verilindore, por më vonë përhapi mizoritë te fqinjët e Nigerit, Çad dhe Kamerun, duke shkaktuar një përgjigje ushtarake.
Më shumë se 30 mijë njerëz janë vrarë dhe gati tre milionë janë zhvendosur në një dekadë të aktiviteteve terroriste të Boko Haram në Nigeri. /Telegrafi/