Grupi xhihadist i Boko Haram ka publikuar një video të enjten duke pretenduar se tregon djemtë e shkollës të kapur në një rrëmbim masiv në Nigerinë veriperëndimore javën e kaluar.
Një adoleshent i dëshpëruar, duke folur në anglisht dhe në gjuhën hausa në videon e parë nga AFP, tha se ai ishte në mesin e 520 nxënësve të marrë nga “banda e Abu Shekau”.
Sipas France24, përcjell Telegrafi, adoleshenti ishte i rrethuar nga një grup i madh djemsh – disa dukeshin shumë të rinj – të cilët ishin grumbulluar poshtë një peme, që dukeshin të rraskapitur.
Sulmi i të premtes së kaluar në një shkollë rurale në Kankara, shteti Katsina, fillimisht u dyshua se u bë nga kriminelët, të njohur si banditë, të cilët kanë terrorizuar rajonin për vite me radhë.
Por të martën Boko Haram mori përgjegjësinë për sulmin, i cili ndodhi qindra kilometra nga bastioni i tyre në verilindje të Nigerisë – vendlindja e një kryengritjeje brutale dekada të vjetër.
Video u publikua me një regjistrim të një zëri që i ngjan atij të udhëheqësit “të pakapshëm” të grupit, Abubakar Shekau ku ai përsëriti pretendimin e përgjegjësisë.
Videoja thuhet se u dërgua në AFP përmes të njëjtit kanal si mesazhet e mëparshme nga Boko Haram.
Qeveria nuk ka reaguar menjëherë ndaj pretendimeve të Boko Haram dhe as nuk ka konfirmuar numrin e saktë të fëmijëve të zhdukur.
Por dy deklarata nga zyrtarë të ndryshëm kanë bërë që numri i fëmijëve të shkollës mund të jetë 320 ose 333. /Telegrafi/