Site icon Telegrafi

Boko Haram publikon videon e vajzave të rrëmbyera (Video)

Boko Haram ka publikuar një video, në të cilën shfaqen vajzat e rrëmbyera në një shkolle në 2014. Në materialin filmik vajzat thonë se po trajtohen mire, por duan të bashkohen me familjet e tyre.

Rrëmbimi i 276 vajzave në 2014 shkaktoi një zemërim dhe shqetësim botëror. Gjatë muajve më pas rreth 57 prej tyre arritën të shpëtojnë, por të paktën 219 janë ende të humbura.

Grupi Islamik Nigerian Boko Haram ka publikuar një video në të cilën shfaqen disa prej nxënëseve të rrëmbyera dy vjet më parë në qytetin Chibok.

Videoja, me sa duket e filmuar në dhjetor, iu dërgua qeverisë nigeriane dhe tregon 15 vajzat të veshura me rroba të zeza dhe që identifikojnë veten si nxënëse të rrëmbyera nga shkolla. Disa prej tyre janë identifikuar edhe nga prinderit e tyre nëpërmjet videos.

Në materialin filmik vajzat thonë se po trajtohen mire, por duan të bashkohen me familjet e tyre. Rrëmbimi i 276 vajzave në 2014 shkaktoi një zemërim dhe shqetësim botëror, ku u ndërmorën fushata të ndryshme për të ndihmuar në lirimin e tyre, përfshirë edhe zonjën e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Mishele Obama.

Por, pavarësisht nga përpjekjet e tyre, shumica e vajzave janë ende të zhdukura. Ndërkohë, qindra prindër mbajtën një marshim në kryeqytetin nigerian, Abuja, duke i kërkuar qeverisë të bëjë më shumë në lirimin e vajzave të tyre.

Militantët e Boko Haram sulmuan konviktin e një shkolle në shtetin Borno më 14 prill të 2014, duke rrëmbyer vajzat që strehoheshin aty. Menjëherë pas kësaj ata lëshuan një video të tyre dhe i kërkuan qeverisë shkëmbim të të burgosurve, transmeton kp.

Udhëheqësi i Boko Haram-it, Abubakar Shekau, tha se vajzat ishin konvertuar në myslimane dhe kërcënoi se do ti detyronte të martoheshin me luftëtarët e tij ose do të shiste si skllave. Gjatë muajve më pas rreth 57 prej tyre arritën të shpëtojnë, por të paktën 219 janë ende të humbura.

Exit mobile version