Militantët islamikë të grupit Boko Haram, kanë liruar 82 nga 276 nxënëse të rrëmbyera në Nigerinë verilindore tre vjet më parë, thotë zyra e presidentit. Ata u dorëzuan në shkëmbim të të dyshuarve të Boko Haramit.
Vajzat mbërritën në kryeqytetin Abuja të dielën dhe do të pranohen nga Presidenti Muhammad Buhari.
Rrëmbimi i të ashtuquajturve “vajzat Chibok” shkaktoi një protestë globale dhe nxiti një fushatë të madhe të mediave sociale.
Para lirimit të fundit, rreth 195 vajza ende mungojnë.
Numri i të dyshuarve të Boko Haram të liruar nga autoritetet mbetet i pazbuluar. /KP/