Terroristët e grupit Boko Haram, i kanë liruar 101 nga 110 nxënëset, që i kidnapuan para një muaji në verilindje të Nigerisë.
Adoleshentet janë kthyer në Depchi, pas marrëveshjes mes qeverisë nigeriane dhe grupit që ka lidhej të afërta me ISIS-in, transmeton Telegrafi.
“Më kurrë mos i ktheni të bijat në shkolla” ka qenë mesazhi ogurzi, të cilin Boko Haram ua bëri prindërve, pak momente pas lirimit.
Derisa po i zbrisnin prej makinave, forcat rebele u kanë thënë të pranishmëve, se ‘i kthyen nga keqardhja’, ndërsa një tjetër ka thënë se gjashtë vdiqën, kurse një tjetër mbeti e mbyllur sepse ‘nuk donte të konvertohej në islam’. Por, nuk është bërë ndonjë njoftim zyrtar, për fatin e nëntë të tjerave që nuk janë liruar.
Boko Haram në gjuhën hausa nënkupton se “edukimi perëndimor është i ndaluar”, ndërsa mbanë emrin organizata famëkeqe, që gjatë vitit 2014 rrëmbeu 200 nxënëse. Disa prej tyre janë liruar kohë pas kohe, disa arritën që të arratisen, teksa të tjera po mbahen ende peng. /Telegrafi/