Grupi xhihadist Boko Haram ka liruar 21 pengje, nga më shumë se 200 sa ka kidnapuar.
Vajzat u liruan si shkëmbim me katër militantë të Boko Haramit, në verilindje të Nigerisë, kanë bërë të ditur burimet lokale, transmeton KosovaPres.
Presidenca nigeriane tha në një deklaratë se vajzat u liruan pas negociatave në mes Boko Haram, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) dhe qeveritë nigeriane dhe zvicerane.