Site icon Telegrafi

“Boki 13” sillet në Prokurori, do t’i shqyrtojë dëshmitë ndaj tij në rastin “Haraçi”

Pas një ditë pauzë, Bojan Jovanovski nga burgu i Shkupit është transferuar në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, për të parë argumentet ndaj tij në rastin “Haraçi”, pasi të hënën pikërisht për këtë arsye refuzoi të jep dëshmi.

Sot ai pritet t’i shqyrtojë provat e Prokurorisë kundër tij dhe më pas të deklarohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

E dyshuara e tretë në rastin “Haraçi” Katica Janeva, gjithashtu dje refuzoi të jep dëshmi duke kërkuar që t’i sheh dëshmitë që Prokuroria i ka kundër saj.

Ndërsa i dyshuari i dytë Zoran Milevski, para disa ditësh u lirua nga paraburgimi, ndërsa iu shqiptua masa e arrestit shtëpiak./Telegrafi/

Exit mobile version