Telegrafi

“Boki 13”, Ruskovskës: Prokurore e korruptuar, po kryeni torturë ndaj meje

Foto: AIM

Para fillimit të seancës së sotme për rastin “Haraçi”, i akuzuari i parë Bojan Jovanovski me tone të larta dhe fjalë ofenduese e ka “sulmuar” prokuroren Vilma Ruskovska.

“Me forcë po kryeni torturë mbi mua. Çka do të më bëni? Ja ku e keni raportin e fundit, shikojeni. Prokurore e korruptuar”, tha Jovanovski.

Pas konfirmimeve të tij gjykatësit propozoi që të thirret Ndihma e Shpejtë, por Jovanovski e refuzoi propozimin.

“Mua nuk mund të më ndihmojë Ndihma e Shpejtë. Do të respektojë agjendën tuaj dhe do të respektojë agjendën tuaj gjyqësore. Po të ishte gjithçka sipas rregullave, nuk do të kisha kancer në moshën 33-vjeçare”, tha Jovanovski./Telegrafi/