Telegrafi

“Boki 13” qëndron në paraburgim, Apeli i refuzon ankesën

Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën si të pabazë të Bojan Jovanovskit, i akuzuar për rastin “Haraçi” dhe konfirmoi vendimin e shkallës së parë, me të cilën ai qëndron në paraburgim.

“Gjykata Penale pas debatit publik, ka marrë vendim me të cilën ankesa e të akuzuarit B.J. e dorëzuar nëpërmes mbrojtjes është refuzuar si e pabazë, ndërsa vendimi i shkallës së parë, me të cilën vazhdohet masa e paraburgimit kundër të akuzuarit konfirmohet”, thuhet në deklaratën e Gjykatës së Apelit.

Një vendim i tillë, informojnë nga Apeli, do të publikohet e plotë në faqen e internetit të gjykatës./Telegrafi/