Telegrafi

“Boki 13” me pranga në duar sillet në gjykatë për t’u marrë në pyetje

Menaxheri i 1TV Bojan Jovanovski, i njohur si “Boki 13” me pranga në duar dhe nën shoqërim të policisë, është sjellur në Gjykatën Penale të Shkupit, ku do të merret në pyetje.

Jovanovski është i dyshuari i parë në lëndën e re të Prokurorisë Themelore. Ai së bashku me afaristin Zoran Milevski dyshohen për marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm dhe për larje parash, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Prokuroria jep detaje për arrestimin e “Boki 13” dhe afaristit Zoran Milevski

Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Villma Ruskovska, tha se do të kërkojnë paraburgim për të dy të dyshuarit.

Ndryshe, pasi Jovanovski u arrestua në kalimin kufitar “Bogorodicë”, policia ka kryer kontrolle në shtëpinë e prindërve të tij, në lagjen Taftalixhe në Shkup./Telegrafi/