Site icon Telegrafi

Boki 13 për 13 orë u mor në pyetje para Prokurorisë për rastin “Lidhja ndërkombëtare”

foto: makfax

I dyshuari i parë në rastin “Lidhja ndërkombëtare’ Bojan Jovanovski, i njohur me emrin Boki 13 edhe sot vazhdoi me dhënien e deklaratave para prokurores Vilma Ruskovska. Të premten ai doli nga prokuroria pas shtatë orëve ndërsa sot pas pesë orëve dhe më pastaj u bart në burgun e Shuto Orizares.

Avokati i tij, Sasho Dukovski deklaroi se deklarata e tij, jo rastësisht ka qenë e gjatë dhe se Jovanovski e ka thënë gjithë të vërtetën me fakte dhe dëshmi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai nuk u përgjigj në pyetjet e gazetarëve nëse në deklaratën e tij janë përmendur persona tjerë për të cilët opinioni nuk din se janë të përfshirë.

Ky hetim është vazhdim i rastit ‘Haraçi’ dhe ka të bëjë me organizatën joqeveritare “Lidhja ndërkombëre”, ku kryetar është Boki 13. Përveç Jovanovskit të dyshuar janë i ati i tij, Mile Jovanovski, deputetje Frosina Remenski, Jasna Mandiq Hristina Bllazhevska./Telegrafi/

Exit mobile version