Telegrafi

Boki 13 merret në pyetje të hënën ndërsa Janeva të martën përgjigjet për aferën ‘Haraçi’

Të hënën më 23 shtator, dëshmi për rastin e shumë përfolur në opinion “Haraçi”, të hënën do të jep i dyshuari i parë i rastit, Boki 13.

Vetëm një ditë më vonë, në pyetje pritet të merret edhe Katica Janeva, e cila tashmë do të dëshmoj për herë të dytë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Janeva herën e parë ishte e thirrur në cilësinë e dëshmitares, ndërsa të martën më 24 shtator do të merret në pyetje si e dyshuar e tretë në rastin “Haraçi”.

Sipas ekspertëve, në Maqedoni deri tani përveç rastit me ‘bombat’ ka edhe raste tjera ku përgjimet ilegale janë përdorur si dëshmi.

Kjo çështje u hap pas deklaratës së djeshme të avokates Katica Janeva e cila tha se nuk mund të përdoret ‘bombat’ si dëshmi, përcjell Telegrafi Maqedoni./Telegrafi.