Site icon Telegrafi

“Boki 13” mbahet për mjekim në spital

foto: makfax

Bojan Jovanovski për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është mbajtur për trajtim në spitalin për sëmundje kirurgjikale “Shën Naum i Ohrit”. Ai është sjellë në spital nga burgu i “Idrizovës” dhe për shkak të gjendjes së tij të keqe është vendosur që të qëndrojë për trajtim spitalor.

Lajmin për “Fokus” e ka konfirmuar avokati i “Boki 13”, Vlladimir Tufegxhiq.

“Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, mjekët specialistë të zonës vendosën që ai të mbahet urgjentisht për trajtim spitalor”, tha Tufegxhiq.

“Boki 13” u dënua me nëntë vjet burg për rastin “Haraçi”./Telegrafi/

 

Exit mobile version