Site icon Telegrafi

Boki 13 ka kërkuar të jetë dëshmitar i mbrojtur në aferën ‘Lidhja ndërkombëtare’

foto: makfax

Sipas ‘TV24‘, Bojan Jovanovski para se të vlerësohet si i dyshuar i parë në aferën ‘Lidhja ndërkombëtare’ ka kërkuar nga Prokuroria të jetë dëshmitar i mbrojtur.

Kërkesa e tij ka ardhur pas denoncimit se ka frikë dhe se ka kërcënime për likuidime. Por, Boki 13 nuk fitoi një status të tillë, përkundrazi është i parë në listën e të akuzuarve për mashtrim dhe larje parash në organizatën e tij joqeveritare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, Jovanovski gjatë seancës gjyqësore së djeshme paralajmëroi se të gjitha informacionet do t’i ndajë me prokurorin Ljubomir Joveski.

Jovanovski akuzohet në dy raste, në rastin e parë bashkërisht me Katica Janevën dhe në rastin e dytë me Frosina Remenski, të atin e tij Mile Jovanovskit, bashkëpunëtoret Joasna Mandiq dhe Hristina Bllazhevska./Telegrafi/

Exit mobile version