Site icon Telegrafi

Boki 13 ende nuk ka dhënë dëshmi para Ruskovskës për rastin “Haraçi”

Bojan Jovanosvski, si i dyshuar për rastin “Haraçi”, ende nuk ka dhënë dëshmi para prokurorisë Vilma Ruskosvska. Siç thonë burimet nga pala mbrojtëse, Jovanovski tani vetëm për tani është sqaruar vetëm për paraburgimin, por nuk është marrë në pyetje për çka është i akuzur, gjegjësisht se ka marrë 1.5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev që t’ia ndalojë hetimin për rastin “Perandoria”.

Edhe avokatja e tij, Svetlana Saviç konfirmoi për “Fokus” se Jovanovski nuk ka marrë ftesë për dëshmi.

Lexo po ashtu Zoran Milevski dhe pensionistja Todorovska merren në pyetje për rastin “Haraçi”

Sot për dy orë resht ka dhënë dëshmi në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion i dyshuari Zoran Milevski, ndërsa në rolin e dëshmitarit dëshmoi edhe Liljana Todorovski./Telegrafi/

Exit mobile version