I akuzuari Bojan Jovanovski dje dorëzoi kërkesë të re për zëvendësimin e masës së paraburgimit efektiv me qëllim të zbatimit të regjimit dietik higjienik në shtëpi, tha avokati i tij Sasho Dukovski.
Ai theksoi se është me rëndësi thelbësore dhe esenciale që masa e paraburgimit të hiqet dhe të zbatohet regjimi higjeno-dietik, i cili është sugjeruar nga shumë institucione të larta mjekësore për katër muaj.
“Ne kemi paraqitur kërkesë të re në Këshillin Penal të Gjykatës Themelore-Shkup për të shqyrtuar ekzistencën e rrethanave për mbajtjen e mëtutjeshëm të të akuzuarit në paraburgim efektiv. Ne kemi dorëzuar diagnozën më të fundit dhe raportin mjekësor, të datës 4 shkurt. Këto janë argumentet tona për heqjen e paraburgimit”, tha Dukovski./Telegrafi/