Site icon Telegrafi

“Boki 13” dhe Milevski ngelin në paraburgim, gjykata refuzon ankesat e tyre

Gjykata Penale ka refuzuar ankesat e të dyshuarve për rastin e “Haraçi”. Kjo do të thotë se Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski si të dyshuar mbeten në 30 ditë paraburgim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke proceduar për ankesat të dorëzuar kundër vendimeve të gjyqtarit të procedurës paraprake më 15.07.2019, Këshilli Penal në kuadër të Gjykatës Penale Themelore-Shkup mbajti një seancë për vlerësimin e pohimeve në ankesë si dhe fakteve dhe argumentet në këtë rast, vendosi se ankesat refuzohen si të pabaza dhe vendimet e gjyqtarit të procedurës paraprake ngelen në fuqi në tërësinë e saj.

Më 15 korrik 2019, duke vepruar mbi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për Krimin të Organizuar dhe Korrupsionit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të cilët u miratuan në gjykatë, sjellën vendim për të pranuar propozimin dhe për të përcaktuar paraburgimin e tyre për 30 ditë”, thonë nga Gjykata Penale./Telegrafi/

Exit mobile version