Site icon Telegrafi

Bojkotojnë LDK dhe PDK, nuk ka vendim për lokacionin e Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë

Sipas kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, PDK dhe LDK po bëjnë një betejë të cektë politike, kur bëhet fjalë për zhvillimet në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Ahmeti, nëpërmjet një postimin në Facebook, ka komentuar bojkotimin që i kanë bërë asamblistët e këtyre dy partive, mbledhjes së Komunës së Prishtinës sot, në të cilën pritej të flitej rreth objektit të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, gjegjësisht lokacionin e saj.

Ja postimi i plotë i Shpend Ahmetit në Facebook:

Pas disa muajve diskutimesh me përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë u dakorduam për lokacionin e ri të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në qendër të qytetit.

Qe dy javë kam kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit për të proceduar para mbledhjes se përbashkët të dy qeverive.

Kur e vërejtëm hezitimin e kryesuesit e kuptova se në vitin 2007 apo 2008 Komuna gjatë udhëheqjes së LDK-së kishte ndarë këtë lokacion për partinë, pra për LDK-në për ta ndërtuar selinë shumëkatëshe të partisë.

Sot LDK e bojkotoi mbledhjen duke thënë se ajo tokë është e tyre.

Po ashtu PDK ka bojkotuar seancën duke dalë hapur kundër Shqipërisë për interesa të LDK-së.

Nuk është hera e parë që komuna gjatë viteve te qeverisjes se tyre ka ndarë prona për vetveten, por kjo sot i tejkalon kufijtë e një beteje të cektë politike që po e bëjnë individë të caktuar brenda dhe jashtë kuvendit komunal.

Republika e Kosovës ka Ambasadë në qendër të Tiranës.

Ky veprim i LDK/PDK në KK Prishtina është turp për shtetin tonë. Qoftë në ndërgjegjen e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version