Stafi i profesorëve të Gjimnazit të Tetovës, nga burime të disa profesorëve, prej sot i janë nënshtruar një greve të përgjithshme, si pasojë e vendimit të Drejtorisë së kësaj shkolle, për të cilën në lajmërimin e drejtorisë thuhet se nxënësit dhe profesorët duke filluar nga 07.09.2016, pra nesër mësimi do të zhvillohet në tre turne sipas orarit të përcaktuar nga vetë drejtoria e kësaj shkolle, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Vendimi i drejtorisë që mësimi të zhvillohet në tre turne, si duket nuk i ka bërë të kënaqur profesorët dhe se për shkak të këtij vendimi ata janë duke protestuar dhe aktualisht mësimi po bojkotohet.
Në Gjimnazin e Tetovës nuk ka ndodhur një vendim i tillë nga drejtoria për t’u mbajtur orët mësimore në tre turne, dhe se sipas tyre kjo është e pakuptimtë dhe nuk mbajnë mend të kishte ndodhur dhe më herët një vendim i tillë, thonë profesorët.
Poashtu Telegrafi Maqedoni nga burime të sakta merr vesht se ky bojkot është për shkak se janë kthyer paralelet maqedonase në këtë Gjimnaz dhe arsyeja është se profesorët detyrohet që orët t’i zhvillojnë nga 30 minuta dhe sa kjo mund të ketë efekt dhe hapësirë për një profesor që ta zhvillojë njësinë mësimore, thotë profesori për Telegrafi Maqedoni që kërkoi të mos i bëhet emri i njohur në opinion.
Telegrafi Maqedoni kontaktoi edhe me drejtorin e Gjimnazit në fjalë por ai nuk u prononcua dhe tha se ‘Në parim unë nuk jap deklarata në telefon sepse nuk e di me kë bisedoj’.
Lajmërimin e lëshuar nga Drejtoria e Gjimnazit të Tetovës mund ta lexoni në vijim. /Telegrafi/