Telegrafi

Bojken Lako do të ngjitet gjithashtu në skenën e festivalit “Sunny Hill 2019”

Foto: Sunny Hill Festival/Instagram

Këngëtari i njohur i muzikës ‘rock’, Bojken Lako, këtë vit është një nga pjesëmarrësit në festivalin “Sunny Hill”.

Ai do të ngjitet në skenën e festivalit veror, për të interpretuar muzikë të zhanrit ‘rock’ dhe ‘alternative’.

Lexo po ashtu Media të shumta ndërkombëtare vijnë në Kosovë për festivalin "Sunny Hill"

Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim i faqes së festivalit, i bërë në rrjetet sociale.

“Përkuluni për legjendën e rock’n’roll-it nga Shqipëria, një dhe i vetmi Bojken Lako”, shkruhet në njoftimin zyrtar të festivalit “Sunny Hill”.

Ndërkohë, edhe vet rokeri publikoi në rrjetin social Instagram këtë njoftim,duke shkruar se ndjehet i lumtur të jetë pjesë e këtij festivali këtë vit.

“I lumtur të jem pjesë e festivalit SunnyHill”, ka shkruar Bojken Lako në Instagram. /Telegrafi/