Këngëtari i njohur i muzikës ‘rock’, Bojken Lako, këtë vit është një nga pjesëmarrësit në festivalin “Sunny Hill”.
Ai do të ngjitet në skenën e festivalit veror, për të interpretuar muzikë të zhanrit ‘rock’ dhe ‘alternative’.
Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim i faqes së festivalit, i bërë në rrjetet sociale.
“Përkuluni për legjendën e rock’n’roll-it nga Shqipëria, një dhe i vetmi Bojken Lako”, shkruhet në njoftimin zyrtar të festivalit “Sunny Hill”.
Ndërkohë, edhe vet rokeri publikoi në rrjetin social Instagram këtë njoftim,duke shkruar se ndjehet i lumtur të jetë pjesë e këtij festivali këtë vit.
“I lumtur të jem pjesë e festivalit SunnyHill”, ka shkruar Bojken Lako në Instagram. /Telegrafi/