Javë më parë u dha lajmi se ndërroi jetë aktori i njohur Bujar Lako, njëherit babai i këngëtarit të njohur Bojken Lako.
I trishtuar për humbjen e tij, Bojkeni rrëfeu gjatë natës së mbrëmshme (e premte) në emisionin Top Show Magazine, se tani që babai i tij nuk është më, ai ka krijuar një koncept të ri për jetën.
I pyetur nga moderatori se çfarë i ka ngelur peng nga e kaluara me të, këngëtari tregoi se po të kishte mundësi do ta bënte të lumtur edhe më tepër babain e vet.
Ndërkohë, ai nuk la pa përmendur as nënën e tij, për të cilën u shpreh se po mundohet t’i japë mbështetje maksimale për ta përballuar këtë dhimbje. /Telegrafi/