Telegrafi

Bojinov në prag të kalimit në Parma

Interesimin e Parmës e ka pohuar edhe vetë klubi anglez me anë të një deklarate në faqen zyrtare dhe duket se çështja tashmë i takon vetë lojtarit.

“Mund të konfirmojnë se Valeri Bojinov është në bisedime me klubin italian Parma rreth kalimit si huazim. Pritet që gjatë ditëve në vazhdim bullgari të kompletojë përcaktimin e kushteve personale dhe t’i bashkohet ekipit të rikthyer në Serie A”, shkruhet në deklaratën e Cityt.

Pas përforcimeve të radhës në sulmin e Cityt, si Roque Santa Cruz, Carlos Tevez dhe Emmanuel Adebayor, nga ekipi pritet të largohen edhe emra të tjerë të repartit ofensiv.