Telegrafi

Bojan Jovanovski merret në pyetje në Prokurori

foto: makfax

I dyshuari për rastin ‘Haraçi”, Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 sot por merret në pyetje nga Prokuroria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Ai duhet të jep deklaratë apo të vendosë edhe më tej të hesht para prokurores Vilma Ruskovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Prokurorisë, Jovanvoski nëpërmjet Janevës që atëherë ishte në krye të PSP-së, ka ndikuar në lirimin nga paraburgimi për Orce Kamçev.

Janeva e cila është e dyshuara e tretë në këtë rast akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit. Jovanovski bashkërisht me Zoran Milevski, janë të dyshuar për marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm, kurse Jovanovski edhe për lare parash./Telegrafi/