Telegrafi

Bojan i kënaqur me progresin e Milanit

22-vjeçari ka bërë 11 paraqitje në Serie A për Rossonerët dhe ka arritur të shënojë vetëm një herë.

“Jam i lumtur te Milani dhe duke konsideruar që unë kam ardhur në një kohë kur po bëheshin shumë ndryshime, unë mendoj se kam luajtur mjaft ndeshje”.

“Mendoj që kam luajtur mirë dhe jam i kënaqur me jetën këtu. Është në dorën e trajnerit të vendosë se kush do të luajë, por unë e kam dëshmuar vlerën time dhe dua të dëshmoj që mund të luaj edhe më mirë”, ka thënë Krkic. /Telegrafi/