Të punësuarit në shkollat fillore në Komunën e Bogovinës, sot protestuan para ndërtesës së komunës, pasi dy muaj nuk kanë marrë rrogë. Ata thonë se vonesat e rrogave janë si rezultat i mungesës së kryetarit të komunës (para dy muajve Bogovina mbeti pa kryetar, pasi u vra kryetari i atëhershëm – Hazbi Idrizi), përcjell Telegrafi Maqedoni.
“80 për qind e atyre që punojmë këtu, ekzistojmë vetëm nga kjo punë, ndërsa më e keqja është se nuk kemi as sigurim shëndetësor, as pensional. Para disa ditëve kolegu im kishte infarkt, ndërsa u desh të paguajë kaucion pasi nuk i është paguar sigurim shëndetësor”, tha një i punësuar.
Të punësuarit, fajin për mospasje kryetar komune ia adresojnë këshilltarëve komunal, të cilët për shkak të interesave partiake nuk kanë arritur të zgjedhin kryetar./Telegrafi/