Mëngjesin e hershëm të ditës së sotme, respektivisht rreth orës 02:00, nga shkaqe të panjohura është përflakur një veturë e tipit “Mercedes”.
Rasti ka ndodhur fare pranë një pompe benzine në Bogovinë. Zjarrfikësit e Tetovës janë telefonuar për rastin, megjithatë vetura është djegur shumë shpejtë. Por, zjarrfikësit kanë parandaluar përhapjen e zjarrit.
Për fatin e mirë nuk ka patur të lënduar, përveç dëmeve materiale./Telegrafi/