Telegrafi

Bogoveski duhet të del para gjykatës, është paditur nga Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi

Në Gjykatën themelore Shkupi 2 duhet të paraqitet Sllobodan Bogoevski, ish-shef i DSK-së të Maqedonisë, pasi që është paditur nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish-zv. kryeministri, Musa Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai është paditur për shpifje, ndërkaq ka të bëjë me dëshminë e tij para Komisionit amerikan për letra me vlerë në New York, ku ka pohuar se drejtorët e mëhershëm të ”Magyar Telekom” kanë dhënë ryshfet te ish-kryeministri, Vllado Buçkovski dhe te Ali Ahmeti e Musa Xhaferi, që të mos hyjë ndonjë tjetër operator telekomunikacioni në Maqedoni.

Bëhet fjalë për një shumë prej 2.5 milion euro nga ”Magyar Telekom”. Ndërkaq në Gjykatën themelore Shkupi 1 është duke u zhvilluar proces gjyqësor kundër ish-drejtorëve të kësaj kompanie, Atilla Sandrej, Rolf Plat dhe Zolan Kishjakus./Telegrafi/