Site icon Telegrafi

Bogov tërhiqet nga rikandidimi për guvernator të Bankës Popullore të Maqedonisë

Dimitar Bogov tërhiqet nga rikandidimi për guvernator të Bankës Popullore të Maqedonisë dhe për këtë ka informuar kryetarin e shtetit Gjorgi Ivanov, duke propozuar njëkohësisht Anita Angellovska-Bezhovskën për këtë post.

Bezhovksa është zv.guvernatore për tetë vite me radhë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në letrën e shkruar për AIM, Bogov thekson se me vëmendje e ndjek debatin në publik me propozimin që për një mandat të dytë të emërohet për guvernator të Bankës Popullore të Maqedonisë dhe se më herët e ka sjell vendimin duke pasur parasysh reagimet e një pjese të aktorëve politik dhe afateve të caktuara.

“Gjatë kësaj periudhe dua t’i falënderohem kryetarit të shtetit, prof. Gjorgi Ivanov për besimin që më dha që përsëri të kandidohem për njeri të parë të Bankës Popullore të Maqedonisë, me çka kjo për mua paraqet valorizimi punës të bërë gjatë shtatë viteve të kaluara. Duke pasur parasysh reagimet e disa aktorëve politik, politikën momentale të konstituimit dhe afatet për zgjedhjen e guvernatorit, në interes të shtetit tërhiqem nga kandidimi për guvernator i Bankës Popullore, me çka do ta informojë edhe kryetarin”, thekson Bogov. /Telegrafi/

Exit mobile version